O’shei merr vendimin, në fundjavë luan ndeshjen të fundit e karrierës

0

Futbollisti irlandez Xhon O’Shei do të varë këpucët në gozhdë këtë të dielë në ndeshjen ku skuadra e tij Riding pret Birmingem Sitit në javën e fundit të Championship.

Mbrojtësi 38-vjeçar i jep fund një karriere të lavdishme që filloi 20 vite më parë me skuadrën e Mançester Junajtid. Te “Djajtë e Kuq” O’Shei luajti më shumë se 250 ndeshje dhe fitoi 5 trofe të Premier League dhe një Champions League në vitin 2008.

S’mund të lihen pa përmendur dhe 118 paraqitjet me kombëtaren irlandeze, me të cilët ka luajtur në dy turne madhorë si “Euro 2012” dhe “Euro 2016”.  Mundësinë për të shkuar në një Botëror ia hoqi Tieri Henri me një gol famëkeq në ndeshjne “play-off”.

O’shei ka qenë ndër ata lojtarë që e meritonin plotësisht nofkën “ushtar”, duke dhënë gjithçka për ekipin në çdo pozicion që luante.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.