Totenhemi “bezdis” Barcelonën, futet në garë për talentin e Ajaksit

Totenhemi u fut në historinë e futbollit anglez si klubi i parë, që nuk bën asnjë lëvizje në merkaton e verës. Zero afrime dhe njësoj largime. Megjithatë, klubi anglez është gati për të thyer akullin dhe është i interesuar për shërbimet e Frenki De Jong.

Poketino e pëlqen shumë 21-vjeçarin e Ajaksit, i cili shihet si një nga talentët më premtues të futbollit holandez. Konkurrenca për të arritur te De Jong është e fortë, sepse Barcelona po e ndjek prej kohësh dhe është gati për të përfituar.

Mark Overmars, drejtori sportiv i Ajaksit, e ka bërë të qartë që nevojiten të paktën 75 milionë euro për kartonin e mesfushorit ofensiv. De Jong debutoi me kombëtaren e Holandës në sfidat përballë Perusë dhe Francës, ku zhvilloi paraqitje të mira.

Siç citon “The Sun”, Totenhem ka gati një ofertë prej 50 milionë eurosh për De Jong, por Ajaksi nuk është dakord me një shifër të tillë. Ankandi për 21-vjeçarin ka nisur me Barcelonën dhe Totenhemit, që do të garojnë për shërbimet e yllit të Ajaksit, edhe pse katalanasit janë në avantazh, sepse lojtari e ka shprehur dëshirën e tij pët të luajtur me Barcelonën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online