Torino i plotëson dëshirën, Niang rikthehet në Francë

0

Torino dhe Rene kanë arritur akordin mes tyre për kalimin e Mbaje Niang në kampionatin francez. Sulmuesi kishte shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në Francë, ku ka luajtur më parë me ekipet e Kaenit dhe Montpeljes.

Senegalezi do të huazohet një vit me të drejtë blerje në fund të sezonit nga Rene. Marrëveshja u arrit mbrëmjen e djeshme mes drejtuesve të dy klubeve dhe nesër do të jetë dita e vizitave mjekësore dhe zyrtarizimit të tij.

Klubi francez fitoi konkurrencën me spanjollët e Leganes, sepse arriti të bindë Niang duke përfituar dhe nga dëshira e tij për të qenë sa më afër shtëpisë dhe vajzës së tij të vogël, e cila jeton në Marsejë. Torino nuk dëshironte të hiqte dorë nga sulmuesi, por klubi u “dorëzua” përballë insistimit të tij për t’u larguar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.