Tomori për Skënderbeun: Vendim i drejtë, ta pastrojmë futbollin!

Drejtori i “demave”: Besoj se titulli do na kalojë, mbetemi në pritje. Partizani do të marrë çfarë meriton

 Drejtori i Partizani, Genc Tomori, ka folur pas vendimit të Etikës për dënimin e Skënderbeut. Zyrtari i të kuqve ka shpjeguar se “demat” do të kërkojnë deri në fund të drejtën e tyre dhe fitimin e titullit kampion, por beson se edhe trofeu do të kalojë shumë shpejt në kampin e tyre. Tomori jep edhe një mesazh për të gjithë klubet dhe shpreson se të zënë mend dhe futbolli në Shqipëri të mos bëhet pis dhe të mbetet i pastër.

DËNIMI – “Më vjen mirë që më në fund u mor ky vendim. E respektoj dhe e inkurajoj Etikën që mori guximin të vepronte. Kjo është e rëndësishme për momentin. Sigurisht që ne ishim në ankth dhe po e prisnim të gjithë këtë vendim. E përsëris sërish që më gëzon fakti që FSHF-ja ka reaguar dhe vendimi u mor”.

TITULLI – “Besoj se titulli do të na akordohet, pasi kështu është e drejta. Jam i sigurt se Federata Shqiptare e Futbollit ka vepruar dhe reaguar me anë të ligjeve të UEFA-s. Të mos harrojmë se ishte ky Institucion që na njohu si kampion, pasi bëri kapërcimin tonë nga Europa League në Champions League, prandaj besoj se gjërat janë të qarta”.    

“LEDHATIM” – “Nuk mund të them se vendimet ndaj Skënderbeut nuk ishin të ashpra, apo ‘ledhatime’. Besoj se FSHF është bazuar në ligje. Ne do ta ndjekim deri në fund çështjen dhe besoj se do të marrim atë që na takon”.

RASTI I JUVENTUSIT? – “Për momentin nuk na është akorduar titulli dhe mund të ndodhë që edhe të merret si shembull dënimi i Juventusit. Nuk e besoj, pasi Partizani e meriton titullin, për 1001 arsye. Në fakt, e meritonim që në fushë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online