Tomori nën presion, Devolli kërkon fitoren e parë në Berat

Të premten paradite Tomori ka mbyllur përgatitjet për sfidën e radhës në kampionat, kundër Turbinës në Berat. Është ndeshja e tretë shtepiake epr trajnerin Bledar Devolli, i cili ende nuk e ka shijuar fitoren para tifozëve beratas dhe presioni sa vjen e shtohet.

Fitorja është detyrim, për shkak të rezultateve të fundit aspak të mira, ndërsa renditja është ndërlikuar dhe një fitore do të rikthente qetësinë.

Qendërmbrojtësi boshnjak Armin Mujkiç, titullar i rëndësishëm te beratasit, është i bindur se kthesa do vijë: “Jemi stërvitur mirë këto dy javë dhe jemi të bindur që këtë radhë nuk do të gabojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *