“Shthurjet” në Kubë, Maradonës i dalin të tjerë fëmijë jashtë martese

Diego Armando Maradona mund të ketë fëmijë jashtë martese në Kuba. Kjo është deklarata bombastike e avokatit të legjendës argjentinase, i cili befas do ta shihte veten si babain e të paktën dhjetë fëmijëve. Përfaqësuesi ligjor, Matias Morla tha se shthurjet e “Pibe de Oro”, gjatë periudhës kur ai jetoi në ishujt Karaibe për t’u rehabilituar nga varësia prej drogës, mund të bëjnë që në të ardhmen ai të ketë më tepër se një djalë apo një vajzë, për ekzistencën e të cilëve nuk ishte në dijeni.

Për momentin, 57-vjeçari ka njohur atësinë e pesë fëmijëve. Por, avokati Morla nxiti spekulimet se ish-ylli i Barcelonës dhe Napolit mund të jetë i ati i të paktën dyfishit të këtij numri fëmijësh. Deklarata u bë gjatë intervistës në një televizion argjentinas. “A mund të ketë Maradona të tjerë fëmijë? Jam i shqetësuar për periudhën kur jetoi në Kuba. Shpresoj që nëse do të ketë ndonjë surprizë, të jetë vetëm një fëmijë”, deklaroi avokati.

Pasi këmbënguli se Maradona nuk kishte asnjë lidhje dashurie gjatë periudhës kur jetoi në ishull, në shkurt të vitit 2000, ku edhe pranoi se “ishte sjellë keq”, Morla shtoi: “Kam shumë miq në Kuba, të cilët tallen dhe qeshin duke thënë ‘Fëmijët e Diegos’. Edhe pse shumë njerëzve mund të mos u pëlqejë, do të ketë shumë, por shumë Maradona të vegjël”.

Morla zbuloi gjithashtu se Maradona po bën shumë injeksione në gju, për të ulur efektet e artritit. Së fundmi janë shfaqur imazhe shqetësuese të trajnerit të Dorados, i cili dukej se kishte vështirësi të ecte në fushë, përkrah asistentit Luis Kampos. Avokati i tij tha: “Diego nuk është i ndërgjegjshëm për kufizimet e tij fizike. Ai zbret në fushë dhe mendon se është ende 20 vjeç”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online