Tomori “kollitet” për tifozët, 12 milionë lekë e rikthejnë në Berat

Situata në klubin e Tomorit ka filluar të trazohet pas humbjeve njëpasnjëshme ndaj Elbasanit dhe Turbinës së Cërrikut. Skuadra beratase tani ndodhet vetëm një pikë mbi Elbasanin e vendit të parafundit që të çon në “play-out” dhe tri pikë larg Turbinës.

Duke parë këtë situatë, drejtuesit e klubit kanë vendosur të bëjnë një sakrificë financiare, duke shlyer pjesën e mbetur të dënimit prej katër ndeshjesh pa tifozë në fushën e tyre.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, bëhet e ditur se klubi ka paguar gjobën prej 12 milionë lekësh (të vjetra) në mënyrë që dy ndeshjet e radhës si pritës t’i zhvillojnë në Berat. Dy takimet në fjalë janë ndaj Apolonisë dhe Elbasanit.

Renditja

 

Kalendari i Tomorit

NJOFTIMI I KLUBIT TË TOMORIT

Futboll Klub Tomori

Normalisht që humbja kundër dy skuadrave të dobëta është e patolerueshme.

Sot në orën (15:00) kemi zhvilluar një mbledhje emergjente me futbollistët e skuadrës, duke folur gjerësisht mbi humbjen dhe pasojat. Kemi arritur një marrëveshje me futbollistët për objektivat deri në fund të sezonit dhe jemi optimist për mbijetesën.

Klubi ka vendosur të shlyej plotë 12 milion lekë gjobën e dy ndeshjeve të radhës, në mënyrë që ti zhvillojmë ato në fushën tonë dhe me praninë e tifozëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *