Java e 16-të e Kategorisë së Parë ende nuk është kaluar lehtë nga drejtuesit e FK Tomori, pas dënimit që i bënë trupat gjykuese në FSHF me dënime të veçanta, mbi të gjitha me humbjen e ndeshjes me Apoloninë 0-3. Klubi beratas ka dalë me një deklaratë, ku thuhet mes të tjerave se sot në mbrëmje do zbardhin të vërteta mbi pretendimin e tyre për padrejtësinë në dy emisione.
DEKLARATA E TOMORIT
“Drejtues të Tomorit do të jenë të ftuar sonte në emisionin “E Hëna Sportive” në RTSH, në orën 18:30 për të diskutuar gjërësisht mbi çështjen e vendimit të Disiplinës dhe Apelit. Ende jo zyrtare, por mund të ketë edhe një lidhje direkte nga qyteti i Beratit me Presidentin e Klubit, Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj.
Na ndiqni, pasi kemi shumë për të thënë!
Sakaq, në orën 22:00 do të jemi të ftuar në emisionin “Kampionët”, i cili zhvillohet në “Vizion Plus”. Fakte dhe të vërteta mbi padrejtësinë që na është bërë. Dërgimi i ç’ështjes në KAS, etj…”, kështu shkruhej sot në faqen zyrtare të FK Tomori.