Tohir ikën nga Interi, interesim nga Hong Kongu

Gjatë ditës së djeshme u fol për një interesim nga ana e një fondi me bazë në Hong Hong për blerjen e klubit të Interit. Lajmi konfirmohet nga “Gazzetta dello Sport”, që raporton se fondi është pranë blerjes së aksioneve të Erik Tohir dhe është gati t’i bashkohet grupit Suning në drejtimin e zikaltërve.

Indoneziani zotëron 31.05% të aksioneve dhe është gati t’i shesë ato për shumën e 150 milionë eurove. Palët po negociojnë prej kohësh, ndërsa marrëveshja pritet të mbyllet brenda një muaji.

Tratativat vazhdojnë prej disa javësh. Nuk ishte e lehtë për të gjetur një pikë takimi për vlerësimin e aksioneve, gjë për të cilën janë ulur në tryezën e bisedimeve Zhang dhe Tohir. Marrëveshja është arritur për shifrën e 150 milionë eurove dhe fondi nga Hong Kongu do të blejë 31.05% të aksioneve të Erik Tohir”, raporton gazeta italiane.

Suning zotëron përqindjen më të madhe të aksioneve të Interit dhe president është Zhang Jindong, i cili ka ambicie të mëdha për të dërguar Interin në nivele të larta. Ardhja e fondit të ri është një lajm i mirë për tifozët, pasi ata janë gati për të investuar dhe ndihmuar rritjen e klubit, ku nuk përjashtohet dhe investimi në ndërtimin e stadiumit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online