U zhgënjye nga Shpëtim Duro, braziliani i thotë gjërat troç

Shpëtim Duro i tha “po” Dritës dhe momentalisht është në krye të kampionëve në fuqi të Kosovës. Gjërat për të dhe ekipin gjilanas nuk është se kanë shkuar mirë, pasi janë jashtë garës për titull. Gjithsesi sezonin mund ta shpëtojnë përmes Digital Kupa e Kosovës.

Së fundmi nga Drita është larguar mesfushori Edenilson Bergonsi, i cili ishte rikthyer në Gjilan por në asnjë moment nuk arriti të jepte kontributin e tij për skuadrën. Trajnerin Duro sa duket nuk e kanë bindur cilësitë e tij, ndërkohë që lojtari është shprehur se priste të paktën një tjetër trajtim.

“Dua t’i them mirë u pafshim Dritës, faleminderit për ngrohtësinë që më kanë dhuruar tifozët. Fatkeqësisht nuk kisha mundësinë të luaja dhe të tregoja futbollin time, si dhe të ndihmoja ekipin si herën e parë në Gjilan. Trajneri kurrë nuk foli me mua, kam luajtur në shumë klube të rëndësishme dhe minimumi që doja ishte të trajtohesha me respekt. Por jam i sigurt, që në aspektin profesional unë i jam dedikuar shumë stërvitjes, kam qenë gjithmonë prezent duke pritur për shansin tim. Fat të mbarë Drita. Gjithmonë do kryqëzoj gishtat për Dritën”, shkruan Bergonsi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online