Teuta vijon me lëvizjet e shumta në merkato, teksa pas disa largimeve radhën duket se e kanë afrimet tashmë. Pak momente më parë, klubi durrsak ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar me Aleksandros Kuros.
Mbrojtësi nga Kuçova, i cili ishte pjesë e Kërkyrës në Greqi, ka pranuar ofertën e durrsakëve dhe ka firmosur.
https://www.instagram.com/p/BypK91zAyUQ/?igshid=1ronhnrfvjy1e
Në të shkuarën 25-vjeçari ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Greqisë, deri te 21-vjeçarët. Kuros është aktivizuar në Superligën greke me skuadra si Panionios, Atromitos, Iraklis dhe Apolon Smirnis.