Tjetër hall për Lopeteguin, mbrojtësi rrezikon “El Clasico”-n

0

Reali i Madridit më në fund u rikthye tek fitorja, pas plot 5 ndeshjes. Kampionët në fuqi të Europës mundën me rezultatin 2-1 Viktoria Pëlzen dhe tani vëmendja është e gjitha tek sfida me Barcelonën. Nuk kanë fund telashet për trajnerin Lopetegui, i cili tani ka një tjetër problem.

Braziliani Marselo ishte autori i golit të dytë ndaj Pëlzenit, por anësori u largua i dëmtuar nga fusha e lojës. Mjaft i shqetësuar si lojtari ashtu dhe trajneri e tifozët që urojnë mos të ketë asgjë serioze për një prej futbollistëve më të mirë të realit.

Vetë Marselo ishte mjaft i mërzitur teksa largohej nga fusha, duke u drejtuar nga tifozët dhe duke u treguar atyre stemën e klubit. Në një mënyrë a në një tjetër mbrojtësi u tregon dhe një herë dashurinë që ka për këtë klub, duke lëshuar një sinjal të fortë se nuk do të largohet nga Madridi. Ndeshja me Barcelonën është të dielën dhe Marselo do të bëjë çmos që të mos e humbasë një nga ndeshjet që askush nuk do donte ta humbiste.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.