Nga mbrojtja në sulm, Bicaj ka “recetën” për Teutën

Dy fitore për ti dhënë një shtytje pozitive vazhdimit të kampionatit. Pas luhatjeve, Teuta i’u rikthye ecurisë shumë të mirë, në ndeshjet përballë Kastriotit dhe Laçit. Fakti që skuadra e mbylli fazën e parë të kampionatit në këtë mënyrë, i jep besim mbrojtësit Ditmar Bicaj, që për “SuperSport” tregoi rëndësinë e këtyre rezultateve.

“Dy fitoret sjellin më tepër qetësi edhe sepse u mbyll faza e parë. Mendoj se kemi bërë një fazë të parë shumë të mirë, por duhet të vazhdojmë me fitore, sepse ndeshjet janë të forta dhe të ngjeshura. Gjithashtu, edhe kalendari nuk është në favorin tonë, pasi luajmë më tepër në trasfertë, por me punë dhe përqendrim Teuta do të jetë kockë e fortë për të gjithë rivalët”.

“Në tre katër javët e para regjistruam rezultate pozitive, por me lojën nuk kemi qenë atje ku duhet. Në javët e fundit kemi luajtur mirë dhe kemi marrë rezultate. Megjithatë, nëse do të më duhej të zgjidhja, parapëlqej pikët përpara lojës së mirë, ato janë pjesa më e rëndësishme në futboll”.

“Rikthimi në Vlorë, këtë herë si rival? Kam shumë miq në Vlorë, duke nisur nga administratori i klibit, Sinan Idrizi, lojtarët dhe tifozët. Kalova një vit shumë të mirë atje, do të jetë një sfidë interesante. Por, jam i përqendruar vetëm te Teuta dhe do të synojmë të kthehemi me fitore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online