Titulli, Kastrioti dhe e ardhmja: Asani hap “kartat”

Partizani do të luajë ndaj Kastriotit në transfertë pasditen e nesërme në një sfidë të rëndësishme për të dyja skuadrat. Në kuadër të takimit, për mediat ka folur Jasir Asani, i cili u pyet edhe mbi të ardhmen.

KASTRIOTI – “Është një ndeshje e rëndësishme. Kemi dhe shtatë ndeshje për të dhënë maksimumin. Është një fushë e keqe, por jemi përgatitur dhe do të japim maksimumin. Nëse fitojmë nesër do të jemi edhe më lirshëm dhe gjërat do të vijojnë ashtu siç duhet.”

KUPA DHE KAMPIONATI – “Në fillim objektiv kishim edhe Kupën edhe kampionatin, por ndodhi çfarë ndodhi. Ne jemi lojtarë dhe ndonjëherë ndodh që nuk kemi ditën tonë dhe nuk japim maksimumin. Tani jemi të fokusuar vetëm për kampionatin.”

E ARDHMJA – “Tani për tani jam te Partizani.”

STATUSI KAMPION – “Akoma nuk ndihemi sepse kemi dhe shtatë ndeshje për t’u shpallur kampion. T’i marrim një nga një ndeshje dhe më pas do të flasim për kampion.”

GOLASHËNUESI MË I MIRË I PARTIZANIT – “Nëse jam golashënuesi më i mirë te Partizani jam prej stafit dhe lojtarëve që më japin përkrahjen secilën stërvitje dhe ndeshje.”

SEZONI I ASANIT – “Besoj se është sezoni më i mirë i imi. Kemi ekipin më të mirë në Superiore deri tani dhe e kemi treguar veten. Besoj se është momenti i duhur.”

GOLAT – “Nuk ka rëndësi se kush shënon te ne, pasi i gjithë ekipi ka shënuar, e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online