“I çmenduri” Centurion, argjentinasi bën skandalin e radhës!

Rikardo Centurion është një emër që nijhet ndoshta nga shumë pak tifozë të futbollit. Argjentinasi dikur shihej si një ndër lojtarët më premtues, ndërsa tashmë përmendet vetëm për sherre dhe për skandale.

Bëma më e fundit e 26-vjeçarit është regjistuar në stërvitjen e rezevave të Racing Club. Centurion ishte dënuar disa kohë më parë nga klubi, si pasojë e një sherri që pati me një nga lojtarët dhe së fundmi u vendos që ai të rikthehej, por fillimisht me ekipin rezervë.

Centurion u rikthye dhe që në stërvitjen e parë bëri bujë. Sherr me Huan Kaseres, një 18-vjeçar i ekipit rezervë. Grushte mes lojtarëve dhe pezullimi i radhës për mesfushorin. Një pezullim që këtë herë nuk do të zgjasë shumë, pasi në fillim të javës së ardhshme, pritet që Centurion të zbresë përsëri në fushë me rezervat.

Klubi me sa duket këtë herë nuk do të marrë asnjë masë për “të çmendurin” Rikardo Centurion. Kujtojmë, argjentinasi ka luajtur edhe në Serie A me Xhenoan, por pa sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online