Sulejman Starova e ka thënë prej kohësh që titulli 2015/2016 do t’i kalojë Partizanit dhe në konferencën e sotme për shtyp para Botevit i kthehet të njëjtës histori.
“Sigurisht që ne kemi qenë të përgatitur më përpara. Është çështje kohe se ai trofe nuk ka ku të shkojë. Nuk e di pse po vonojnë zotërinjtë e federatës për ta kthyer. Por edhe pse nuk ka ardhur Kupa e quajmë të përfunduar dhe për lojtarët tonë vlen një motiv më tepër. Janë krenarë sepse hynë në histori që në këtë kohë, në këtë periudhë, në këtë vit, kanë vënë edhe ata një tullë në arritjet e Partizanit, në kupat në gjithë vitet.
Skënderbeu do të apelojë? “Nuk dëshiroj të flas më tepër, vendimi i fundit është me 53 ndeshje të trukuara. Di që Korça do të apelojë, por nuk më rezulton që të ketë ndonjë vend ku të apelohet, sepse apelimi i fundit është në Lozanë, atje ku bëhet. Kështu që them se jemi të çuditur se po vonohen, por kanë qenë zgjedhjet me sa duket dhe nuk kanë pasur kohë për t’u mbledhur”.