Starova: Demit i kam thënë “jo” për Milinkoviçin

0

Mlladen Milinkoviç është shumë pranë stolit të Partizanit dhe “Sport Ekspres” ka mësuar se tashmë ka edhe një marrëveshje paraprake mes presidentit Gaz Demi dhe shoqërisë së përfaqëson trajnerin serb, për të nisur punë pas kupave të Europës.

Megjithatë, në lidhje me këtë temë, trajneri Sulejman Starova ka deklaruar bujshëm se nuk ia ka këshilluar presidentit. Duke qenë në rolin e këshilltarit, edhe pse për momentin është trajner, fjala e Starovës ka shumë peshë dhe ai deklaron: ““Me gjithë respektin për Milinkoviç. që ka bërë një punë të mirë të Gjirokastra, e kam cilësuar si një trajner të mirë, që la një gjurmë. Sigurisht që e humbi shkëlqimin në fund fare. Këshilla ime ka qenë ‘jo ai person’, pasi përderisa çelësat i ka marrë Moxhi, drejtori i përgjithshëm është ai. Ka trajnerë sa të duash bota. E shihni, sa iku De Biazi, pa u bë thirrje, erdhën 1 mijë vetë përnjëherë. E kuptoni, ky është realiteti në botë. Trajnerë ka me shumicë, përgatitës ka me shumicë, me një vërshëllimë vijnë të gjithë, Tiranën e Shqipërinë e duan të gjithë. Nuk mungojnë trajnerët, puna është të gjesh të duhurin”.

E ardhmja e Starovës? “Do të jem këtu derisa të dal në pension, komandën e ka tjetër kush, posti im është këshilltari i Gaz Demit që është mbi të gjithë drejtorët e tjerë që janë. Jam edhe vartës, jam edhe drejtues. Nuk ka asnjë shteg të hapur, e dini që jam edhe këshilltar, edhe trajner, llogariteni vetë se çfarë jam. Përgjigjen duhet ta merrni përfundimtare te presidenti, unë jap garancitë e mia që i përgjigjem kërkesave të skuadrës”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.