Tite i hap krahun brezit të ri, ftesa për adoleshentët e Realit

Te Brazili po mendojnë që tani për t’i dhënë kombëtares “Seleçao” një frymë të re me inkuadrimin në kombëtare të brezit të ri. Sipas lajmeve që raportojnë mediet braziliane, në listën e kombëtares për miqësoret e shtatorit do të jenë dhe dy talentet e Real Madridit, Vinisius Zhunior (18 vjeç) dhe Rodrigo (17 vjeç).

Të dy sulmuesit anësor do ta grumbullohen për herë të parë në kombëtare, një ftesë kjo që pritet të sjellë shumë emocione tek ata dhe familjet e tyre, pasi ftesa e “Seleçaos” është një ëndërr për çdo brazilian dhe ta realizosh këtë ëndërr që në adoleshencë është diçka e tmerrësisht e rrallë.

Lista e Tites kishte dhe një sërë surprizash të tjera si lënia jashtë e veteranëve Filipe Luis dhe Paulinjo që me shumë mundësi e kanë mbyllur njëherë e mirë ciklin e tyre për përfaqësuesen pesë herë kampione të botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *