Cungu: Jemi të përgatitur për çdo situatë, por duam ta zgjidhim në 90 minuta

Trajneri i Kukësit Armando Cungu i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e shtypit prag ndeshjes me Karabakun. Tekniku shkodran ka komentuar me nota optimizmi se ai dhe ekipi i tij janë gati për çdo situatë të mundshme, duke mos përjashtuar as mundësinë e 11-metërshave.

-Nesër do të shpresoni te penalltitë, apo do të provoni ta zgjidhni ndeshjen në 90 minuta?

-Mund të ndodhë çdo situatë. Natyrisht ne dëshirojmë ta zgjidhim ndeshjen brenda 90 minutave. Ne jemi të përgatitur për çdo situatë. Në futboll nuk i dihet asnjëherë.

-Ethemi dhe hoxha janë përfolur se mund të transferohen tek Keshla…

Unë nuk kam informacion për këtë gjë. Nuk mendoj për merkaton në këtë moment. Nuk ka diçka konkrete. Nuk e di çfarë mund të ndodhë më vonë.

Në Shkodër luajtët në mbrojtje, do të shohim të njëjtën lojë sërish?

Ne do përpiqemi që të marrim një rezultat pozitiv. Rezultati ka rëndësi mbi të gjitha. Mund të luajmë 80 minuta mirë dhe në fund të shkatërrojmë gjithçka me një gabim. Ne do të përpiqemi të mos gabojmë.

-Stadiumi do të jetë plot, sa ju shqetëson ky fakt?

– Nuk është hera e parë për ne. Kemi luajtur gjithnjë në stadiume ku ka pasur shumë tifozë. Lojtarët e mi janë profesionistë. Nuk ka asnjë problem për ne.

– Ndryshe nga Karabaku, ju nuk jeni skuadra kampione e vendit tuaj…

– Për 6 vitet e fundit ne kemi qenë pjesëmarrës në Kupat e Europës. E dimë se do të ndeshemi me një skuadër të madhe si Karabak. Ne përfaqësojmë të gjithë Shqipërinë këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online