Përfundimisht klubi i Tiranës shleu gjithë borxhet e lojtarëve që ka pasur përpara vitit 2014 (dhjetor), kur aksionere ishte vetëm Bashkia.
Ilion Lika dhe Erando Karabeci ishin të fundit që kishin 8 muaj rroga pa marrë (gati 100 milionë leke në total të dy) për vitin 2011-2012. Bashkia ua dha të dyve paratë që kanë kaluar në llogarite e tyre. Tani Tirana nuk ka me borxhe lojtarësh nga e shkuara.
Ndërkohë, Lika firmosi kontratën e re, 2-vjeçare, me Tiranën, ndërsa Karabeci do firmosë të hënën kontratë 3-vjecare. Nën kontrate janë Hoxhallari, Kërçiku, Daja, Muça, Domgjoni e Turtulli.