Tirana “origjinale” nuk ndalet, Flamurtari fiton ndeshjen e inateve ndaj Tiranës “B”

Sh.K.B. Tirana, siç quhet ndryshe klubi Tirana në basketboll për femra, vazhdon të kryesojë kampionatin, pas fitores së lehtë 90-56 ndaj Studentit. Gjithçka e thjeshtë, është e qartë që Tirana do të jetë pretendente e madhe për titull këtë sezon, ashtu si Flamurtari kampion.

Në Vlorë të shtunën u luajt një ndeshje inati, sepse Flamurtari priste Sh.B.Tiranën, klubin e formuar këtë sezon dhe që është futur direkt në elitë, kundër çdo rregulli e logjike.

Flamurtari fitoi 67-62, një hakmarrje e vogël për trajnerin Viron Toska, i cili ka kohë që polemizon me federatën për shkeljet në basketboll.

Vijon të befasojë Vllaznia, që mundi pa probleme 88-69 Elbasanin në Shkodër, duke marrë vendin e dytë në renditje.

Basketboll Femra, Kategoria e Parë

Java e 7-të

Të premten

Sh.K.B. Tirana – Studenti                90-56

Të shtunën, 24 nëntor

Flamurtari – Sh.B.Tirana                  67-62

Vllaznia – Elbasani                           88-69

RENDITJA

Sh.K.B. Tirana 14 pikë (7/0), Vllaznia 12 pikë (5/2), Flamurtari 11 pikë (4/3), Sh.B.Tirana 11 pikë (4/3), Studenti 8 pikë (1/6), Elbasani 7 pikë (0/7)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *