Hënes dha alarmin, Mateus godet edhe më rëndë trajnerin e Bajernit

0

Pak nga pak aventurës bavareze po i vjen fundi për kroatin Niko Kovac, sepse barazimi 3-3 ndaj Fortuna Dyseldorfit ishte një zhgënjim i madh dhe presidenti Uli Hënes tha fjalë të ashpra pas ndeshjes (“më dukej se po shihja një film komik, duhet të takohemi e të diskutojmë disa gjëra. Të martën Kovaç do jetë në stol, kaq është e sigurt”).

Tani edhe legjenda e Bajernit, Lotar Mateus, tashmë në rolin e analistit në Sky, tregohet i pamëshirshëm me Kovaç.

“Për momentin Kovaç dhe Bajerni nuk janë bërë për njëri-tjetrin. Deri tani Bajerni nuk ka luajtur ashtu si pritet prej këtij ekipi.

“Hënes kritikoi ashpër ekipin? Kur ai flet kaq hapur dhe me sinqeritet, do të thotë që situata te Bajerni është e trazuar, nuk ka qetësi. Jam dakord me Hënes, thjesht mund të theksoj gjithçka ai tha.

“Skuadra luan pa emocion, nuk është e përqendruar, i lë kundërshtarët të shëtitin, nuk futet në dyluftime. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.