Tirana në Netanja, udhëtim komod dhe kushte ideale

Tirana është tashmë në qytetin Netanja në Izrael, ku do të zhvillojë nesër ndeshjen e vajtjes në Europa League kundër Makabit të Tel Avivit.

Bardheblutë u nisën dje në mbrëmje nga Tirana dhe kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit në Netanja. Gjithçka ka shkuar shumë mirë, asnjë problem gjatë udhëtimit dhe nuk është ndier shumë as lodhja.

Dreka ka qenë pushim, ndërsa hoteli ku është akomoduar ekipi është mjaft luksoz.

Së bashku me skuadrën ka udhëtuar edhe drejtori i ri i Akademisë bardheblu, Sulejman Mema, i ftuar i presidentit Refik Halili. Kjo edhe për faktin se te Tirana do të luajnë shumë lojtarë të rinj, produkt i klubit.

Sot në mbrëmje Tirana do të kryejë stërvitjen e fundit para ndeshjes, si dhe do të zhvillohet konferenca e zakonshme për shtyp.

Në hotelin e Tiranës është paraqitur edhe një futbollist afrikan i Makabit, i cili takoi Mervejlin, duke qenë mik i vjetër me të.

Jashtë fushe gjithçka po ecën në mënyrë perfekte për bardheblutë, ndërsa shpresohet që të luhet një ndeshje e mirë nesër, mbi të gjitha në aspektin e lojës, pasi është e qartë që Makabi është dukshëm superior dhe të paktën duhet evituar humbja e thellë, për të mbajtur gjallë shanset e kualifikimit për në Tiranë dhe për të reklamuar sa më mirë disa nga talentet e ekipit.

Image may contain: 6 people, people smiling, people sitting and indoor

Image may contain: 2 people, people standing

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *