Ergis Mersini rinovon, ndër të paktën që konfirmohen në Vlorë

0

Operacioni “fshesa” te Flamurtari nuk ka kapur një grup shumë të vogël lojtarësh dhe një prej tyre është Ergis Mersini.

Anësori i majtë, i bashkuar me Flamurtarin në janar, ka shkëlqyer në fushën e vet, duke luajtur 17 ndeshje në formacion, me një rendiment konstant, ndërkohë që ka bërë për vete tifozët dhe drejtuesit, mbi të gjitha për faktin se nuk ka qenë një nga ato afrimet pompoze, me kontrata prej disa mijëra eurosh.

Tani Mersini është shpërblyer nga klubi vlonjat me një kontratë të re dhe me siguri edhe me një rritje page, pas paraqitjes së mirë në sezonin e fundit, duke qenë një garanci në të majtë të mbrojtjes.

Sot 28-vjeçari ka firmosur dhe klubi ka publikuar fotot e “prezantimit” të tij të dytë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.