Gjici premton stadium modern dhe përforcime të tjera

0

Safet Gjici në politikë? Asnjë problem, Kukësi mbetet në vend të parë për bosin e klubit verilindor. Në një intervistë në Supersport, Gjici ka folur për momentin e Kukësit dhe planet e tij për të ardhmen.

Edhe pse ishim në fushatë, kam qenë në kontakte me menaxherin e klubit për disa afrime që ta forconin ekipin në disa reparte që stafi teknik i kërkonte. Jam në dijeni të disa afrimeve të mira, natyrisht presim edhe disa të tjera, por mendoj se ekipi deri diku është kompletuar për të përballuar një ekip si Sherifi i Tiraspolit, që është një ekip i mirë, me investitorë shumë të fuqishëm. Besoj shumë se ekipi do të japë rezultat maksimal, rezultat pozitiv dhe objektivi ynë është të kalojmë këtë tur. Sherifi është një klub shumë më i organizuar, por ne kemi treguar se kemi kaluar ekipe më të forta. Unë besoj te stafi dhe te lojtarët për të marrë një rezultat pozitiv”.

Për sa i përket merkatos: “Unë asnjëherë nuk e mbyll merkaton, deri në afatin e fundit. Problemi është që duam të marrim lojtarë cilësorë që të bëjnë diferencën, si në kampionatin shqiptar, ashtu edhe në kupat e Europës. Kështu që unë them, se nëse do arrijmë marrëveshjet me disa lojtarë cilësorë. Do ndërhyjmë në sulm edhe në mesfushë. Duam sulmues krahu dhe një sulmues qendror që të rrisim konkurrencën dhe të kemi një zëvendësues dhe një konkurrues për Pejiç”.

Premtimi për tifozët: “U kam premtuar kuksianeve se tanimë do bëjmë një stadium për të luajtur në Europë në shtëpi. Ajo do ishte dhurata më e mirë për tifozët. Kemi nisur bisedimet me federatën, është edhe një premtim edhe i kryeministrit Rama për ta bërë stadiumin e Kukësit. Do ngremë edhe akademinë dhe do bëjmë investime të mëdha, si në infrastrukturë, si dhe në klub. Do marrim një drejtor sportiv, ndoshta të huaj”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.