Tirana mund të rinjtë e Kukësit, miqësorja katandiset në stërvitje

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Duhej të ishte miqësorja e parë e vërtetë e sezonit të ri, por Tirana-Kukësi u kthye në një stërvitje të lehtë.

Kukësi luajti me të rinjtë, duke mos përfshirë asnjë futbollist nga ekipi i parë, çka ia hoqi bukurinë dhe interesin një sfide që pritej më e ekuilibruar.

Tirana luajti me titullarët, duke u përgatitur për Makabin javën e ardhshme, por zor se trajneri Ze Maria ka nxjerrë ndonjë konkluzion me vlerë, përveç faktit që ishte vapë e tmerrshme.

Për sa i përket kronikës, Tirana fitoi 3-0, pa sforcim. Mervejl shënoi sa nisi ndeshja dhe Doka dyfishoi pas gjysmë ore lojë.

Në pjesën e dytë ndërrime ne shumicë dhe që në start shënoi i sapofuturi Zhivani, i ardhur nga të rinjtë e Tiranës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *