Inzagi te Shqipëria/ Venecia nuk është kundër, por…

SuperPipo Inzagi te Shqipëria? Një opsion mjaft i vështirë për t’u realizuar, për shumë arsye. Ish-ylli i futbollit italian dhe atij botëror mund të jetë vërtet një alternativë për kombëtaren tonë, por gjithçka ngec sidomos në një pikë: paratë.

Presidenti Armand Duka nuk dëshiron të bëjë çmenduri për trajnerin e ri, pasi nuk është se një emër i madh dhe i superpaguar zgjidh hallet tona, fundja skuadra ajo e De Biazit mbetet dhe nuk po prodhojmë fenomenë për të ardhmen.

Për këtë arsye, buxheti është modest dhe nuk mjafton për të bindur as emra shumë të mëdhenj të trajningut.

Po Inzagi? Vërtet si trajner nuk ka ndonjë CV të madhe, por emri i tij mjafton për ta futur te trajnerët më të kushtueshëm. Ka drejtuar Milanin, ka ngjitur Venecian në Serinë B me një galop të jashtëzakonshëm dhe tashmë kërkon të tentojë ngjitjen në A.

Vetë trajneri, nën zë, nuk e trajton si problem ekonomik, më shumë sesa një dëshirë për të vazhduar punën në nivel klubi, pasi zakonisht kombëtaret drejtohen kur afron fundi i karrierës dhe fizikisht është e pamundur të përballosh 10-11 muaj intensivë në vit, si ndodh te klubet.

Ende shumë i ri, në hapat e parë si trajner, Inzagi nuk dëshiron të ndjekë gjurmët e Çezare Prandelit, sa për të përmendur një emër, pasi ish-trajneri i Italisë nuk ka mundur të kthehet në nivele të larta si trajner, që pas aventurës me axurrët deri në vitin 2014, duke dështuar më pas te Gallatasaraj dhe Valencia.

Sipas gazetarit të njohur italian Xhanluka Di Marcio, Venecia e liron Inzagin për një aventurë me kombëtaret, por SuperPipo zor se joshet, sidomos me shifrat që i ofrojmë ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online