Tirana me 4 të huaj, Moise nuk kthehet më

Moise Nkunku, anësori ofensiv nga Kongo, nuk do të jetë më pjesë e Tiranës. Lajmi nuk është zyrtarizuar ende nga klubi, por praktikisht gjithçka ka marrë fund, me dëshirën e vetë 20-vjeçarit.

Moise ishte titullar fiks sezonin e fundit, duke luajtur 32 ndeshje, 2267 minuta në Superiore, por shënoi vetëm një gol dhe nuk është se kishte ndonjë diferencë të madhe me lojtarët e tjerë bardheblu, edhe pse erdhi me bujë dhe u konsiderua një investim madhor, duke parë moshën e tij shumë të re.

Çuditërisht, te Kongo Moise është titullar fiks, ndaj ndoshta ka potencial për më shumë dhe trajneri Ze Maria nuk do të ishte kundër ta shihte nga afër, në stërvitje e ndeshje. Megjithatë, vetëm Moise ka kërkuar të largohet dhe Tirana nuk do ta pengojë, me kushtin e vetëm që të paguajë 50 mijë euro, si penalitet, pasi kontrata e tij është afatgjatë.

Me Moisen të larguar, Tirana në këtë moment ka 4 të huaj, dy nga sezoni i shkuar (Mervejl e Akua) dhe dy të ardhur së fundi (Uellison e Sentamu). Me shumë gjasa, të paktën Mervejl do të shitet këtë verë, ndaj bardheblutë kanë edhe të paktën një vend bosh për një lojtar të huaj, nëse tregu vendas nuk ua mbush syrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online