Tirana e Europës, 5 të huaj dhe pa Grent Halilin

0

Tirana ka depozituar në UEFA listën e lojtarëve që do ta përfaqësojnë në Europa Leaue dhe nuk ka emra surprizë, pasi dy afrimet nga jashtë, braziliani Uellsion e ugandezi Sentamu, janë dy përforcimet e vetme.

Pjesa tjetër është e njohur, por nuk është përfshirë fare në listë Grent Halili, i biri i presidentit Halili, të paktën duke iu referuar UEFA-s. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë harresë, problem fizik, apo është zgjedhje e trajnerit Ze Maria, por nëse është kjo e fundit, atëherë duket një sinjal i qartë që presidenti nuk ka ndërmend t’i futë hundët në punët e trajnerit, as për djalin e vet.

Lista e Tiranës për turin e parë të Europa League

Portierë: Ilion Lika, Edvan Bakaj, Ditmar Shehri
Mbrojtës: Albi Doka, Klisman Cake, David Domgjoni, Marvin Turtulli, Marlind Nuri, Erjon Hoxhallari, Gentjan Muça, Realf Zhivanaj, Uellison Luiz de Oliveira Sobrau
Mesfushorë: Fjoralb Deliaj, Merveil Ndokit, Ruben Akua, Asion Daja, Erando Karabeci, Elvi Berisha, Rei Qilimi, Moise Kounkou, Dorian Kërçiku
Sulmues: Mateus Levendi, Junus Sentamu

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.