Skënderbeu zyrtarizon talentin Dajsinani

Mario Dajsinani është prezantuar zyrtarisht nga Skënderbeu, që vetëm sot e ka publikuar në faqen e vet zyrtare lajmin se portieri i ri është transferuar në Korçë.

në fakt, ish-portieri i Partizanit kishte firmosur me kohë dhe është regjistruar edhe në listën për përfaqësimin e klubit korçar në Europa League.

Dajsinani mbushi 18 vjeç dhjetorin e shkuar, duke mbushur moshën për të firmosur kontratë profesioniste, por Partizani nuk ia ofroi një të tillë. Klubi i kuq e mori Dajsinanin nga Besa në janar të vitit 2016 dhe e prezantoi si një përforcim mjaft cilësor, sidomos për të ardhmen e largët.

Portieri i kombëtares U-19 mori një ofertë nga Skënderbeu dhe përfaqësuesit e tij nuk janë menduar gjatë, duke pranuar, aq më shumë që te klubi korçar po mendojnë për një të ardhme me të rinj në portë, pasi është edhe Teqja, ndërsa Orges Shehi është në fundin e karrierës.

Mario Dajsinani ka firmosur për 4 vite në Korçë dhe klubi korçar shpreson të ketë bërë një investim me shumë vlerë për të ardhmen afatgjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online