Tirana dëshironte të huazonte lojtarë nga Luftëtari, ja pse u anulua marrëveshja

Asnjë huazim për Europa League. Projekti i Tiranës për të marrë futbollistë nga Luftëtari për Europën ishte real dhe në parim Refik Halili kishte gjetur marrëveshjen me Grigor Tavon për të marrë 3-4 lojtarë nga Gjirokastra.

Sot është zhvilluar një bisedë mes dy presidentëve dhe ësht vendosur që të anulohet marrëveshja. Arsyeja është e thjeshtë: nëse lojtarët e Luftëtarit luajnë me Tiranën e më pas me Luftëtarin, në janar nuk lejohen të transferohen në klub tjetër europian. Mjafton të kujtohet rasti i Latifit, vjet.

E njëjta histori ka ndodhur mes Skënderbeut e Flamurtarit: korçarët kanë kërkuar Danilo Alvesh për Europën, por Flamurtari ka refuzuar kryesisht për të mos djegur një dritare merkatoje për brazilianin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online