Tifozi shante Ranokian, Spaleti i tregon vendin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Në futboll ka gjithnjë futbollistë që shihen “shtrembër” nga tifozeria e skuadrës ku luajnë. Nivel i ulët, ndonjë gafë, ndonjë refuzim rinovimi apo shitjeje dhe… ofendime e sharje në ndeshje e stërvitje.

Një ndër shembujt konkretë është Andrea Ranokia, i kthyer tek Interi pas huazimit te Hall Siti në Angli.

Mbrojtësi nuk i ka mirë punët me tifozët dhe në grumbullimin e para pak ditëve një tifoz po e tepronte me ofendimet.

Trajneri Luçiano Spaleti nuk duroi dot, shkoi te tifozi dhe iu përgjigj ashpër: “Nëse vjen dhe menjëherë sillesh si idiot, më mirë ik pirdhu, mos na bezdis”.

” E duam shumë Interin, mister”, u përgjigj tifozi, por Spaleti iu përgjigj: “E kuptova, por mos na çaj tr***”.

Videoja është bërë tashmë një hit në rrjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *