Tifozi i Liverpulit bën gafën e vitit, përfundon në Gjermani

Edhe në vitin 2019, ku teknologjia është shumë e zhvilluar, gafa të paimagjinueshme mund të ndodhin. Një tifoz i Liverpulit ishte i bindur se ndeshja e Bajernit të Mynihut kundër të kuqve të Jurgen Klop do të luhej në Gjermani dhe si pasojë kishte blerë biletën për ndeshjen në stadiumin “Allianz Arena”.

Tifozi me emrin Pol, i cili jeton në Londër, e ka ndjekur ndeshjen në Gjermani, pasi është ftuar nga një studio televizive sportive menjëherë sapo mor vesh gafa e tij. Në studio, tifozi u shpreh:

“Një ditë para ndeshjes duhet të kem pirë shumë birra (qesh). Nuk do e humbisja kurrsesi ndeshjen e Liverpulit dhe bleva biletë për sfidën kundër Bajernit. I thashë sportelistit që dua biletë për në “Allianz Arena”, pasi isha i bindur se ndeshja e parë do të luhej në Gjermani. Gjëra që ndodhin, apo jo?”,- tha tifozi Pol duke qeshur. Jo Pol, këto gjëra nuk ndodhin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *