Mesazhet befasuese dhe emocionet, Abazaj flet i çliruar

Kristal Abazaj po mundohet të lërë pas shpine gjithçka ndodhi tek Anderlehti, ku nuk pati hapësira për të treguar vlerat e tij. Një dëmtim gjatë fazës përgatitore e penalizoi dhe e ndryshoi gjithë situatën e tij. Gjithsesi janë gjëra që i përkasin të shkuarës.

Tanimë Abazaj mendon të bëjë mirë me Osijekun në Kroaci. Fillimi ishte i mbarë, pasi sulmuesi anësor e nisi me gol dhe i dha fitoren skuadrës së tij kundër Istras. Në një prononcim të shkurtër për “A2 News CNN”, ai tregon emocionet e përjetuara te goli dhe pas ndeshjes.

“Ishte një emocion shumë i veçantë, kishte kohë që nuk e përjetoja një ndjesi të tillë dhe jam shumë i lumtur. Dua të falënderoj trajneri, për besimin e dhënë dhe shokët e ekipit që po më ndihmojnë për ambientimin tim”, tregon Abazaj, i cili zbulon edhe mesazhet e veçanta.

“Mesazhe nga drejtuesit e Anderlehtit kam marrë dhe të gjitha ishin pozitive. Gjithashtu më uruan edhe ish-shokët e skuadrës. Nga dikush e prisja dhe nga dikush jo. Kjo është diçka pozitive, sepse tregon respekt dhe ndihem i vlerësuar”, përfundon Abazaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online