Lacio luajti në “Stadio Olimpico” mbrëmë përballë Udinezes dhe mori një fitore 2-0. Përveç festës së tifozëve lacial, ata lëshuan dhe disa kore raciste kundrejt Bakajokos, i cili bëri veprim të shëmtuar me fanellën e Açerbit një javë më parë.
“Kjo banane është për Bakajokon”, ishte vetëm një nga thirrjet raciste që përdorën tifozët lacial. Mesfushori i huazuar nga Çelsi ka qenë një ndër lojtarët më të mirë te Milani këtë sezon, por shpesheherë ka qenë problematik jashtë fushave.
Kjo gjë ka bërë që dhe tifozët kundërshtarë t’i dalin shpeshherë kundër, por kjo është hera e parë që Bakajoko ofendohet me kore raciste, e për më tepër, nuk ishte fare në fushë.