Napoli e Arsenali gati: Ançeloti “dënon” Hysajn, Xhaka në fushë

Napoli kërkon përmbysjen kundër Arsenalit dhe trajneri Karlo Ançeloti ka projektuar lëvizje në formacion. Mbrojtja pritet të ndryshojë krejtësisht, teksa lihen jashtë Elseid Hysaj dhe Mario Rui. Vlad Çiriçes dhe Gulam e nisin nga fillimi sonte.

Të dyja këto lëvizje ishin të pritshme, pasi për Hysajn e Mario Ruin pati kritika të shumta pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë.  Në sulm këtë herë luan Milik krah Insinjes dhe jo Mertens, kurse mesfusha është e njëjta që zbriti në fushë edhe në Londër në ndeshjen e parë. Nga ana tjetër për Arsenalin gati është edhe Granit Xhaka, i cili e nis nga minuta e parë

NAPOLI: Meret; Maksimoviç, Kirikesh, Kulibali, Gulam; Kajehon, Alan, Zielinski, Fabian Ruzi; Milik, Insinje.

ARSENALI: Çeh, Papastathopoulos, Koshielni, Monreal,  Kolashinaç, Majtland-Niles, Ramsei, Xhaka, Torreira, Lakazet, Obamejang

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online