Tifozët e Fiorentinës kalojnë çdo limit, Alegri dhe Nedved të neveritur

Tifozët e Fiorentinës dhe Juventusit nuk shkojnë mirë prej dekadash. Inatet e viteve 80-të dhe 90-të, kur klubi vjollcë konkurronte “dhëmbë për dhëmbë” me torinezët nuk janë shuar ende, madje mund të thuhet se urrejtja midis palëve ka kaluar çdo kufi.

Në përballjen e së shtunës midis dy klubeve, disa tifozë të Fiorentinës kaluan çdo limit duke shkruar në një nga muret rrethuese të stadiumit “Artemio Franchi”: “Heysel -39” dhe “Shirea digju në ferr”. Shkrimi i parë është një provokim për viktimat e tragjedisë së vitit  1985 stadiumit Heysel në Bruksel, ku një shembje e murit të stadiumit solli vdekjen 39 tifozëve të Juventusit  dhe plagosjen e të tjerave.

Gaetano Shirea u nda nga jeta në moshën 36-vjeçare si pasojë e një aksidenti automobilistik në vitin 1989.

Shkrimi i dytë është në lidhje me Gaetano Shirean, ish-mbrojtësi i Juventusit, që vdiq në një aksident rrugor  në moshën 36-vjeçare.  Drejtuesi dhe ish-lojtari i Juventusit Pavel Nedved u shpreh i neveritur nga veprimi i tifozëve dhe theksoi se kjo sjellje ndodh në të gjitha stadiumet italiane.

Masimiliano Alegri e preku gjithashtu këtë temë në konferencën e tij në përfundim të ndeshjes. “Është një çështje edukate dhe respekti. Njerëzit përgjegjës duhen të arrestohen dhe të bëhen shembull, në të kundërt veprime të tilla do të vazhdojnë gjithmonë”, tha trajneri i Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online