Tibo Kurtua apo Kejlor Navas? Reali merr vendimin përfundimtar!

Ardhja e Zinedin Zidan ka ndryshuar rrjedhën e shumë gjërave te Reali i Madridit, me shumë lojtarë si Marselo, Isko apo edhe Kejlor Navas, të cilët janë rikthyer të jenë titullarë. Pikërisht për këtë të fundit, portierin nga Kosta Rika ka pasur shumë polemika.

Polemikat janë shkaktuar për faktin se në stol është Tibo Kurtua, i cili u ble verën e vitit të shkuar nga Çelsi për 40 milionë euro. Lidhur me këtë çështje, Zidan ka deklaruar se për sezonin e ardhshëm Reali do të ketë vetëm një nga portierët.

Me sa duket vendimi është marrë dhe drejtuesit madrilenë shumë shpejt do ta nxjerrin në shitje Tibo Kurtuan. Belgu edhe pse shumë herë më i ri në moshë se Kejlor Navas, ka treguar shumë pasiguri në portë dhe trajneri i “Los Blancos” i beson më së shumti kosta rikanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online