Thyerja e tersit dhe rikthimit te goli, Higuain ka falënderime për të gjithë

Gonzalo Higuain nuk shënonte prej kohësh, ndërsa Milani nuk fitonte në kampionat prej datës 2 dhjetor, kur mposhti Parmën me rezultatin 2-1. Kuqezinjtë fituan me të njëjtin rezultat kundër Spalit, madje në të dyja rastet ekipi i Gatuzos ka rikthyer disavantazhin.

Sulmuesi argjentinas festoi shumë gjatë golit të fitores dhe, po aq, festuan dhe shokët e skuadrës, trajneri dhe të gjithë tifozët e “Djallit”. Pipita ka kaluar një periudhë të vështirë, ndërsa topi nuk po i bindej më për të përfunduar në rrjetë.

Jam i gëzuar që u riktheva te goli. Faleminderit të gjithëve që më kanë qëndruar pranë. Falënderoj familjen time, miqtë e mi, shokët e skuadrës, stafin teknik, klubin dhe tifozët. U uroj të gjithëve Gëzuar festat të gjithëve”, shkruan Higuain në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, duke shprehur gjithë lumturinë e rikthimit te goli pas 866 minutash “thatësirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *