Safet Gjici beson ende te titulli kampion dhe sërish ngacmon Partizanin. Numri një i klubit të Kukësit u shfaq i zhgënjyer pas barazimit me të kuqtë, ndërkohë që foli edhe për penalltinë e shkaktuar nga mbrojtësi Ardian Cuculi.
“Natyrisht jam i zhgënjyer, pasi e kishim lojën në dorë. Gabim i rëndë i Cuculit, nuk e di a ishte penallti. Por ju e dini që Partizani penalltitë i ka qejf”, u shpreh Gjici në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
“Titulli, një ëndërr? Matematika e lejon, kështu që ëndërr nuk ka. Do të luajmë deri në fund. Patjetër që diferenca është e madhe, por ka akoma pikë në lojë”, përfundoi kreu i klubit të Kukësit, që shpresonte shumë që klubi verilindor këtë vit të festonte sërish titullin kampion.