E ardhmja e Armando Vajushit do të jetë në Superiore. Sipas “Telesport”, mesfushori shqiptar do të firmosë me klubin durrsak të Teutës. 27-vjeçari ishte një alternativë për dy skuadrat kryesuese gjatë muajit janar, Kukësit dhe Partizanit, por akordi nuk u arrit.
Si pasojë, klubi që do të përfitojë do të jetë Teuta. Mësohet se lojtari do të udhëtojë drejt kryeqytetit nesër, për tu takuar me kreun e klubit durrsak, Edmond Hasanbelliu.
Gjysma e dytë e sezonit mund ta shohë Vajushin në Superiore, pasi kanë mbetur vetëm disa detaje të fundit për të gjetur akordin. 27-vjeçari u largua nga skuadra italiane e Pro Verçelit në muajt e verës dhe që nga ajo kohë, është pa skuadër.