Thirrjet raciste, UEFA ka gati dënimin për ballkanasit

Barazimi 0-0 mes Rumanisë dhe Serbisë dhuroi disa skena shumë të shëmtuara në tribunët e “Arenës Kombëtare” në Bukuresht. Vëzhguesit e UEFA-s kanë vënë re thirrje raciste ndaj minoritetit hungarez që jeton në Rumani, si dhe futjen e tifozëve në fushë e përdorimin e shumtë të piroteknikëve.

Ndër të tjera, ka pasur dhe thirrje me motiv politik si “Kosova është Serbi”. Federata rumune është njoftuar ditën e sotme nga UEFA në lidhje me incidentet dhe vështirë se do t’ia hedhin paq me vetëm një gjobë siç ndodh zakonisht.

Më datë 25 tetor, do të mblidhet komisioni i disiplinës, ku Rumania pritet të dënohet me një ndeshje pa tifozë,  dënim që me shumë mundësi do e shlyejë në ndeshjen ndaj Lituanisë më 17 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online