Merr fund aventura e Kosovës, sllovenët fitojnë bindshëm

Përfaqësuesja U19 e Kosovës është mundur sot me rezultatin e thellë 4-1 nga Sllovenia. Me këtë humbje mbyllet dhe rrugëtimi i Kosovës në kualifikueset e Europianit të 19-vjeçarëve, ku ishin shortuar në grup me Hungarinë, Slloveninë dhe Austrinë.

Sllovenët shënuan dy gola të shpejtë me Matkon dhe Prelecin në fundin e pjesës së parë. Golin e vetëm të takimit për Kosovën e shënoi Limani në minutën e 54-të, duke çuar shifrat në 2-1, rezultati ky qëndroi vetëm për tri minuta pasi sllovenët shënuan sërish. Talenti i talentuar i akademisë së Mariborit, Aljosha Matko mbylli llogaritë e takimit në minutën e 88-të, teksa shënoi dhe golin e tripletën.

Kosova e mbylli këtë edicion të kualifikuesve të Europianit në vendin e fundit në grup pas dy barazimesh dhe një humbje, ku shënoi vetëm një gol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online