Theu dorën te festimi i golit, Evertoni surprizon tifozin

Klubi i Evertonin ka kryer një gjest të bukur, duke i dhënë mundësinë tifozit, Neil Harrison, të takojë sulmuesin brazilian Riçarlison. Ky i fundit shënoi një dopietë në barazimin 2-2 me Uolvesin dhe gjatë festimeve për golin e dytë, tifozi nxori krahun.

Një tjetër tifoz ra sipër tij gjatë festimeve të golit të avantazhit të Evertonit dhe Harrison kaloi momente të frikshme. Ambulanca e dërgoi në spital, aty ku tifozi kishte nevoje për oksigjen për të marrë veten. Nga spitali doli me krahun në allçi dhe pastaj… ftesa e klubit për të takuar “shkaktarin” e këtij dëmtimi.

Mbasi mori vesh lajmin nga rrjetet sociale, Evertoni ftoi tifozin e dëmtuar në qendrën stërvitore të klubit. Riçarlison u shokua, kur pa foton, në të cilën tregohej dëmtimi i frikshëm i tifozit. Braziliani i dhuroi një bluzë më firmën e tij dhe nuk mungoi as foto mes të dyve, me Harrison, i cili e “harroi” dhimbjen për disa momente.

https://www.youtube.com/watch?v=p_yDLo5Dzd0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online