Derbi i kryeqytetit kishte vetëm një ngjyrë pasditen e djeshme. Dominancë e “Demave” në Selman Stërmasi, teksa ultrasit bardheblu munguan.
Flamuj të kuq, tymuese dhe e famshmja “The Final Countdown”, ndryshe numërimi i fundit, nga Guerrils, të cilët duket se ishin përgatitur për të fituar derbin edhe titullin kampion.
Trofeu i madh mungonte prej 26 vitesh në pjesën e kuqe të kryeqytetit dhe gjithë tifozët e Partizanit besonin se dita e madhe do të vinte pikërisht në derbin ndaj Tiranës, me ekipin e “Demave” që nuk zhgënjyen.