“Thatësirë” e sulmuesve kuqezi, debuton dhe Cikalleshi

Nuk duket se është një moment i mirë për sulmuesit kuqezi në Europë. Asnjë nga lojtarët e vijës ofensive nuk ka mundur që ta gjejë dot rrugën e rrjetës edhe pse kanë qenë në fushën e blertë. Sokol Cikalleshi ka debutuar me fitore me skuadrën e re të Gëztepes. Lojtari kavajas është aktivizuar në minutën e 80-të. minutazhi ka qenë i limituar dhe nuk ka qenë i mjaftueshëm që ai të tregojë vlerat e tij.

Nga Turqi në Bjellorusi, Elis Bakaj po ashtu nuk ka arritur që të shënojë këtë fundjavë me ekipin e tij, Shahktar Soligorsk. Skuadra e tij ka marrë një barazim pa gola ndaj Dinamo Minsk. Kryeqytetasi ishte në fushën e blertë për 87 minuta.

Sindrit Guri në Belgjikë e nisi si titullar me Ostenden e tij, por nuk mundi që ta gjente rrugën e rrjetës gjatë 58 minutave që ishte në fushën e blertë. Edhe Azdren Llullaku ishte në fushë një ditë më parë me Astrën e tij për 90 minuta në fitoren në transfertë ndaj Dinamos së Bukureshtit. Llulaku është ndëshkuar në këtë sfidë me karton të verdhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online