Flamurtari dhe Laçi patën probleme me fushat dhe për këtë u detyruan të ndërhyjnë në to. Në Vlorë stadiumi u bë gati shpejt, ndërkohë që Laçi do duhet të luajë disa javë jashtë. Sot është e para, që e zhvillon kundër Teutës në Elbasan.
Sipas asaj që raportohet në “Supersport”, edhe në Durrës do ndërhyjnë në fushën e stadiumit “Niko Dovana”. Sot është mbjellë bari dhe Teuta takimin kundër Tiranës nuk do ta luajë në shtëpi. Ajo është programua për në fillim të muajit nëntor.
Drejtuesit e klubit durrsak e kanë ndërmarrë këtë hap duke parë edhe faktin që deri në mes të muajit tjetër do të luajnë tre ndeshje në transfertë. Kështu, më pas, fusha e stadiumit “Niko Dovana” do të ofrojë kushte më të mira për Teutën dhe ekipet mysafire në Shkodër.