Vitsel: Isha pothuajse një lojtar i Juventusit, Dortmundi ekip i madh

Gjatë merkatos së verës, Aleks Vitsel vendosi të rikthehej në futbollin europian. Borusia e Dortmundit i pagoi 20 milionë euro kinezëve të Tianxhin Kuanxhian dhe lojtari i përfaqësueses së Belgjikës kaloi në Bundesligë.

Vitsel zbulon një detaj të rëndësishëm sa i përket karrierës së tij. Para dy vitesh ishte pranë kalimit në Serie A, por gjithçka u prish në momentet e fundit. “Në verën e vitit 2016 pata mundësinë të transferohesha te Juventusi. E gjitha ndodhi në ditën e fundit të merkatos. Gjithçka ishte gati, fluturova drejt Torinos, kur ish-klubi im i Zenitit më telefonoi duke më thënë që çdo gjë kishte marrë fund dhe marrëveshja ishte prishur”, zbulon mesfushori 29-vjeçar.

Katër vite më parë, ai ishte pranë kalimit te një tjetër klub i madh. Bëhej fjalë për Realin e Madridit, që kërkonte shërbimet e belgut, por në fund u vendos t’i besohej një tjetër mesfushori, Luka Modriç. “Modriç ishte më ekspert se unë. Kisha përfunduar vitin time të parë me Benfikën dhe pastaj zgjodha të largohem drejt Zenitit.”

Pesë vite me ekipin rus, për t’u transferuar për një sezon në Kinë dhe rikthimi në Europë me Borusian e Dortmundit. Vitsel është i lumtur në Gjermani, ekipi kryeson kampionatin dhe atmosfera është e shkëlqyer.

Për mua, Borusia e Dortmundit është një nga klubet më të mira në Europë. Ky është një nga motivet që vendosa kaq shpejt të vija në këtë ekip”, përfundon Aleks Vitsel.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online