Teuta nuk harron lojtarin e 12-të, falënderim special nga ana e klubit

Mbrëmja e sotme dhuroi disa skena të pazakonta në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Jo, nuk bëhet fjalë për atë që ndodhi në fushën e lojës, por për tribunat, që si rrallë herë më parë ishin të mbushura plot nga tifozët durrsakë.

Edhe pse Durrësi është qyteti i dytë në vend për sa i përket popullsisë, kjo nuk reflektohet aspak në shkallët e stadiumit, që përgjatë viteve të fundit kanë qenë ndër më të zbrazëtat në të gjitha ekipet e Superiores.

Ecuria e mirë e Teutës gjatë javëve të fundit dhe përballja me Partizanin e vendit të parë, bënë që një pjesë e tifozerisë durrsake të “zgjohej” dhe ndaj kryeqytetasve mund të thuhet se skuadra e Shkëmbit  pati për herë të parë përkrah tyre “lojtarin e 12-të”. Kjo mbështetje masive është vlerësuar edhe nga ana e klubit që me një postim në llogarinë e Teutës në “Facebook”, ka falënderuar të gjithë mbështetësit e pranishëm në stadium.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online