Premtimi i idhullit të Bokës, Tevez: Kam një ëndërr, nëse fitojmë me Riverin…

Nesër në orën 20:30, River Plejt dhe Boka Zhuniors janë gati për të dhënë më shumë se gjithçka për një qëllim të vetëm. Finalja e dytë e Kupës Libertadores do të shpallë ekipin fitues në “Santiago Bernabeu” të Madridit dhe miliona tifozë në botë presin me padurim derbin më të fortë në botë.

Karlos Tevez është simboli i Bokës dhe tifozëve të saj. Ai është një idhull absolut në ato anë dhe është gati t’iu dhurojë një fitore historike popullit të tij. “Fitimi i Kupës Libertadores është ajo çfarë më mban të përqendruar. Ideja e fitimit të kupës dhe tërheqja nga futbolli në momentin më të bukur, është ajo që dëshiroj më shumë se gjithçka. Ëndërroj për një gjë të tillë dhe shpresoj shumë”, ishte shprehur Tevez në fillimin e këtij sezoni.

Tani është në hapin e fundit, ndoshta nuk e kishte menduar se në finale do të përballje me Riverin, por më bukur kështu. Jetë, a vdekje! Gjithmonë në aspektin sportiv dhe sulmuesi e konfirmon një dëshirë të tillë.

Nëse e fitoj sërish, mendoj se po, do të tërhiqem. Pas një fitoreje të tillë, nuk do të më mbeste gjë tjetër për të luftuar. Kjo është dëshira ime më e madhe“, konfirmon bomberi për “Infobae”.

Megjithatë, kjo mund të mos jetë ndeshja e fundit për Tevezin me Bokën e tij të dashur. Nëse ia dalin kundër “armiqve” të urryer, ata do të marrin pjesë në gjysmëfinalet e Botërorit të klubeve, që luhen me datë 18 dhjetor. Një tjetër fitore dhe finalja e madhe, për të tentuar një tjetër kupë dhe për t’i dhënë fund nga maja e botës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online